Top News- Rrëzimi i avionit të Azerbajxhanit/ Presidenti i kërkon Rusisë të pranojë fajin
29/12/2024 19:09

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i ka kërkuar Rusisë të marrë përsipër fajin për avionin që u rrëzua këtë javë, pasi sipas tij, pas kësaj tragjedie fshihet Moska zyrtare. Një ditë më parë presidenti i Rusisë Vladimir Putin kërkoi falje për rrëzimin, por nuk pranoi në asnjë moment se ai ishte goditur nga një sulm rus. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Azertag, Aliyev është shprehur se ka fakte se avioni civil i Azerbajxhanit u dëmtua nga jashtë mbi territorin rus, pranë qytetit të Groznit. “Ne e dimë gjithashtu se sistemet e luftës elektronike e nxjerrin avionin tonë jashtë kontrollit”, tha ai, duke shtuar se “në të njëjtën kohë, si pasojë e zjarrit nga toka, edhe bishti i avionit është dëmtuar rëndë”. Që kur avioni u rrëzua para disa ditësh kanë qarkulluar lajme se Rusia e rrëzoi aksidentalisht avionin, megjithëse ende nuk ka një raport përfundimtar. Avioni me pasagjerë i Azerbaijan Airlines po fluturonte nga Bakuja e Azerbajxhanit drejt Groznit në Rusi më 25 dhjetor, kur ndryshoi rrugën dhe u rrëzua në Kazakistan, duke lënë të vrarë 38 nga 67 personat që ishin në bord.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA