Rishpërndarja e 50 miliardë lekëve nga buxheti i vitit 2024 mori dritën jeshile nga ligjvënësit e komisionit të ekonomisë. Ministri i financave, Petrit Malaj shpjegoi se krahas krijimit të një llogarie në Bankën e Shqipërisë ku do të transferohen 6.3 miliardë lekë për t’i ardhur në ndihmë pensionistëve përmes bonueseve; akti normativ parashikon shtesë fondesh në disa institucione duke filluar nga AKSHI e deri tek Kadastra.