Top News – Rihapja e shkollave/ Sfidë dhe shqetësim në SHBA
22/08/2020 22:17

Në SHBA, shumë administratorë shkollash dhe familje janë duke u përballur me problemin shqetësues se kur dhe si duhet të rihapin shkollat. Sipas zerit te amerikes rihapja e shkollave, ndërsa rreziku i COVID-it vazhdon, është një sfidë e vështirë. Kanë mbetur vetëm disa javë nga pushimet verore, por në një mënyrë duket si një vazhdimësi e mbylljeve të shkollave që ndodhën në mbarë Shtetet e Bashkuara në muajin mars. "Ka më shumë kohë për familjen, por është thjesht e çuditshme që të mos i shohësh dot shokët nga afër", thotë Ananya Relia, nxënëse e klasës së gjashtë. Por ndërsa po afron fillimi i Vitit të ri shkollor, pikëpyetja tani ngrihet se kur do të ketë siguri që fëmijët të kthehen në klasë? “Dërgimi i fëmijëve në shkolla ku distancimi social nuk do të mund të ndiqet, ku do të mblidhen shumë fëmijë nga familje të ndryshme, duket i rrezikshëm. Dhe si prind dhe mjek, mendoj se ky duhet të jetë hapi i fundit”, thotë nënan e n jë fëmije. Sipas një raporti të firmës "McKinsey and Company", 26.8 milionë njerëz, që përbëjnë 16% të fuqisë punëtore amerikane, janë të varur nga shkollat dhe sistemi i kujdesit për fëmijët në mënyrë që të mund të punojnë. Fakti është se sistemi shkollor dhe parashkollor luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave të Arsimit, më shumë se 56.6 milionë nxënës do të ndjekin shkollat fillore, tetëvjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin. Por me pasigurinë në lidhje me përhapjen e virusit, shumë departamente shkollash po kërkojnë opsionin më të sigurt për t'u rihapur, duke u siguruar ndërkohë edhe që fëmijët të përparojnë me mësimin e tyre.Vendimi qëndron në duart e shumicës së 98,000 mbikëqyrësve të shkollave të Amerikës. Ekziston gjithashtu shqetësimi për ndikimin ekonomik të moshapjes së shkollave."Nëse mbyllim shkollat tani, prindërit mbeten në shtëpi me fëmijët e tyre dhe nuk mund të shkojnë në punë. Dhe radha për ushqime bëhet gjithnjë e më e gjatë", thotë një prej ekspertëve të arsimit në SHBA.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA