Uniformat ‘blu’ kanë vënë në pranga një shtetase turke për shfrytëzim prostitucioni, në vijim të operacionit policor të koduar ‘Eskort’ të zhvilluar dy javë më parë. Gjatë kontrollit fizik 40-vjeçares tuke i janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.