Top News/ Rekrutim i detyrueshëm, metroja si bunker / Gjermania harton planin, luftë në horizont
09/06/2024 12:43

Rekrutim i detyrueshëm, racionim i ushqimeve dhe karburanteve dhe stacionet e metrosë të kthyer në bunkerë. Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, Gjermania ka përditësuar planet e saj në rast se një konflikt shpërthen në Evropë, me ministrat që paralajmërojnë për rrezikun që vjen nga Rusia. Dokumenti prej 67 faqesh, i njohur si Direktiva Kuadër për Mbrojtjen e Përgjithshme dhe i publikuar këtë javë, parashikon transformimin e plotë të jetës së përditshme të qytetarëve gjermanë në rast lufte. Kjo është një shenjë më shumë që tregon se si Gjermania, e cila ka pasur një qëndrim të vendosur anti-militarist që nga Lufta e Dytë Botërore, është detyruar të përshtasë politikën e saj të sigurisë dhe ushtarake në vazhdën e luftës së Moskës kundër Ukrainës. Në kushtet e kohës së luftës, rekrutimi i detyrueshëm në ushtri do të rikthehej dhe punëtorët e kualifikuar mbi 18 vjeç do të mund të detyroheshin të bënin punë të caktuara, duke përfshirë furrat e bukës dhe zyrat postare, si dhe nuk do të mundeshin të linin punën e tyre. Mjekët, psikologët, infermierët dhe veterinerët gjithashtu mund të përdoren në rolet e shërbimit ushtarak dhe civil. Sipas dokumentit, në rast të pakësimit të furnizimeve ushqimore, qeveria do të grumbullonte rezerva për t'u siguruar qytetarëve "një vakt të nxehtë në ditë" për një periudhë kohe të pacaktuar. Rezervat federale do të përfshijnë ushqime si oriz, bishtaja dhe qumësht i kondensuar.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA