Në forumin ekonomik në Davos, kryeministri Edi Rama u ndal tek rritja e numrit të turistëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të pushuar. I pyetur nga Richard Quest i CNN International, Rama deklaroi se aeroporti i Rinasit ka njohur rritjen më të madhe në Europë gjatë viteve të fundit, duke kaluar edhe Beogradin.