Rusia ka mohuar raportimet se avionwt e saj kanw sulmuar me raketa një fshat në Poloni, në kufi me Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes ruse, ka reaguar në një postim në Telegram, duke i konsideruar raportimet si provokim dhe një tentativë për të përshkallëzuar situatën. “Asnjë sulm nuk është ndërmarrë ndaj asnjë shënjestre në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë” – shkruhet nw komunikatwn e ministrisë. Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se e kishte paralajmëruar prej muajsh se veprimet ruse nuk kufizoheshin vetëm në Ukrainë. Më tej Zelensky përsëriti mbështetjen e Ukrainës për Poloninë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në 24 shkurt. “Sa më shumë që Rusia të ndihet e pandëshkueshme, aq më shumë kërcënime do të ketë për këdo që mund të arrihet nga raketat ruse. Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive! Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë,” thotë Zelensky.