Pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, po hyn në muajin e tij të katërt, me luftime të përqendruara tashmë në rajonin lindor të Ukrainës, në Donbas. Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se luftimet në Donbas "kanë arritur një kulm të frikshëm". Sulmet e Rusisë kanë në shënjestër qytetet fiqnje të Severodonjeckut dhe Lisiçanskut, pozicionet e fundit të mbetura nën kontrollin e forcave ukrainase në provincën e Luhanskut. Të premten, Guvernatori rajonal, Serhiy Gaidai tha se trupat ukrainase do të "duhet të tërhiqen" nga qyteti i Severodonjeckut, që tashmë është kryesisht nën kontrollin e forcave ruse. "Të qëndrosh në vende të shkatërruara për shumë muaj vetëm për hir të qëndrimit atje nuk ka kuptim," tha guvernatori Serhiy Gaidai.