Top News – Putin, test bërthamor në kufi me Ukrainën / E thotë ‘Times’: Disa skenarë në tryezë
04/10/2022 13:47

Putin duket se po përgatit forcat e tij të armatosura të kryejnë një test bërthamor në kufijtë e Ukrainës. Sipas britanikes Times, e cila citon një informacion që inteligjenca e NATOs i ka dërguar shteteve anëtare, ekziston mundësia që moska të testojë dronin nënujor Poseidon, të pajisur me një mbushje bërthamore. Sipas burimeve të tjera, një tren ushtarak rus i divizionit bërthamor është nisur në drejtim të Ukrainës. Pretendohet kështu që Putin do ta bëjë bërthamore luftën në ukrainë duke lëshuar një bombë në kufi, që do të ishte edhe një mesazh për perëndimin. Rusia këto kohë ka shtuar kërcënimet bërthamore ndërsa forcat e saj po shtyhen pas në fushëbetejë, edhe pasi moska aneksoi katër rajone të Ukrainës. Putin ka qenë i qartë në kërcënimet e tij ndërkohë që doktrina ushtarake ruse lë derën hapur për përdorimin e armëve bërthamore. Nëndetësja më e madhe e Vladimir Putinit, Belgorod, e cila mund të pajiset me torpedo bërthamore apokalipsi, është në lëvizje dhe vec kësaj, raportohet se edhe treni bërthamor po lëviz në rusi. Dhe tani, bota pret me frymën pezull të shohë nëse Putin do ti konkretizojë kërcënimet e tij apo jo, ndërkohw qw ushtria ruse po pëson disfata të turpshme dhe Ukraina i është drejtuar Khersonit. Sipas The Times, burime nga mbrojtja pretendojnë se një nga opsionet në tryezë për Putinin është që të lëshojë një armë bërthamore në kufi, në një demonstrim masiv force. Por për ta bërë këtë, atij i duhet të gjejë një zonë të gjerë mjaftueshme për të lëshuar armën pa dëmtuar njerëzit e tij. Dhe e gjithë kjo do të dërgonte një mesazh të qartë për ukrainën dhe perëndimin dhe do të tregonte se ai nuk ka frikë të përdorë bombat bërthamore në luftë, për të parën herë që nga fundi i luftës së dytë botërore.

Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
Top Channel/ Trump “e zbut” sërish me Putinin: “Gati të takohem menjëherë për fundin e luftës”!
24/01 13:21
Top Channel/ Rikthehet aksi franko-gjerman: Scholz e Macron, “front i bashkuar” përballë Trump!
24/01 12:08
Top Channel/ Trump, ofertë dhe kërcënim: Kush prodhon në SHBA taksa më të ulëta, ndryshe tarifa!
24/01 12:07
Top Channel/”Kurti, i paaftë të rrisë ekonominë”, Grenell: I coi marrëdhëniet në pikën më të ulët!
24/01 12:06
Top News – Kim Jong un, më shumë trupa në Rusi / Të tjerë ushtarë drejt ‘thertores’ në Ukrainë
24/01 12:05
Top News – Stuhi e frikshme në Britaninë e Madhe/ Mbyllen shkollat, anulohen fluturimet, rekord bore
24/01 12:02
Top News-Ukraina ‘tërbohet’, qytete në flakë / Arrin deri në Moskë, sulm masiv me dronë në 13 rajone
24/01 11:57
Top News – Trump: Takim me Putinin menjëherë / SHBA ka nisur punën për marrëveshjen e paqes
24/01 11:53
Top News – Fuqitë bërthamore pranë përplasjes / Paralajmëron zyrtari rus: Rreziku po rritet shumë
24/01 11:50
Top News – Trump nis ‘raprezaljen’ në administratë, SMS federalëve: Tregoni politikat e diversitetit
24/01 10:15
Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA