Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad ndodhet në Moskë, raportojnë mediat e huaja. Sipas Reuters presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në Rusi. “Presidenti i Sirisë Assad ka mbërritur në Moskë dhe Rusia I ka dhënë (atij dhe familjes së tij) azil për arsye humanitare” tha një burim i Kremlinit për agjencitë publike të lajmeve TASS, ndrësa mbrëmjen e të dielës qarkulloi në rrjetet sociale, një foto e Assad në Moskë, në kohën kur ka mbërritur atje bashkë me familjen e tij. Në foto Assad shihet i shoqëruar nga një grua dhe katër burra.