Kremlini ka përsëritur se presidenti rus Vladimir Putin është "gati" për bisedime të mundshme me Presidentin amerikan Donald Trump dhe se Moska "po pret sinjale" për këtë nga Uashingtoni. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha në një konferencë për shtyp: "Putin është gati, ne jemi duke pritur për sinjale, të gjithë janë gati. Sapo të ndodhë diçka, ne do t'ju informojmë". Peskov ndërkohë reagoi edhe ndaj pretendimit të Trumpit se lufta në ukrainë mund të përfundojë shpejt nëse do të ulej cmimi i naftës. "Ky konflikt nuk varet nga cmimi i naftës. Ky konflikt po ndodh për shkak të kërcënimit ndaj sigurisë kombëtare të Federatës Ruse, për shkak të kërcënimit ndaj rusëve që jetojnë në territore të njohura dhe për shkak të mosgatishmërisë dhe refuzimit të plotë të amerikanëve dhe evropianëve për të dëgjuar shqetësimet ruse," tha Peskov. Me "territore të njohura", Peskov nënkuptoi pjesët e Ukrainës lindore që Rusia i ka marrë nën kontroll që nga fillimi i luftës dhe i pretendon si të sajat, ndërkohë që shumica e vendeve në kombeve të bashkuara nuk i shohin kështu. Peskov gjithashtu kundërshtoi pohimin e Trump se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ishte gati të arrinte një marrëveshje paqeje, duke theksuar se Zelenski, në një dekret të vitit 2022, kishte përjashtuar çdo negociatë me Putinin. "Për të arritur një zgjidhje, është e nevojshme të zhvillohen negociata. Por Zelenski e ka ndaluar këtë me një dekret të tijin".