Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh I gatshëm për t’u takuar me homologun e tij amerikan, Donald Trump për të diskutuar për Ukrainën. Numri një I Kremlinit e quajti kreun e shtëpisë së Bardhë një udhëheqës “të mençur” i cili do të mund ta kishte parandaluar nisjen e konfliktit në vitin 2022. Putin nuk dha detaje se kur do të takohet me Trump. “Ne gjithmonë kemi thënë, dhe unë dua ta theksoj sërish, se ne jemi të gatshëm për këto negociata sa i përket çështjes ukrainase”, tha Putin për një gazetar të televizionit shtetëror rus. Ndërkohë Kievi reagoi menjëherë, duke kërkuar që të mospërjashtohet nga negociatat. Trump, mori detyrën të hënën. Ai e ka cilësuar konfliktin Rusi-Ukrainë si qesharak, ndrs aka kërcënaur Moskën me sanksione shtesë ekonomike nëse nuk bie dakord me kushtet e armëpushimit. Ai po ashtu ka thënë se nëse ulen çmimet e naftës, atëherë lufta do të përfundonte shpejt, pasi Rusia po përdor të ardhurat nga nafta për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës. Por pavarësisht këtyre qëndrimeve, si Ukraina ashtu dhe Kievi nuk kanë dhënë shenja për t’u ulur në bisedime.