Vjetërsia e punës për efekt pensioni pritet të njihet automatikisht për të gjithë ata që kanë punuar në koperativa, ish ndërmarrje bujqësore apo ish ndërmarrje shtetërore. Në janar kalon në Kuvend projektligji, i cili parashikon që për qytetarët, të cilët kanë punuar nga mosha 18 vjeç e deri në vitin 1991 në koperativë, kjo periudhë do të njihet si vjetërsi pune pavarësisht mungesës së dokumentimin të orëve të punës.