Mazhoranca kërkoi përjashtimin e katër deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve të krijuara në Kuvend dhe bllokimin e foltores. Shtatë ligjvënës socialistë ju drejtuan me një kërkesë zyrtare sekretariatit të etikës ku kërkohet marrja e masës disiplinore të përjashtimit nga aktiviteti parlamentar të Sali Berishës, Edi Palokës, Flamur Nokës dhe Belind Këlliçit.