Efektivët e policisë së Tiranës kanë shoqëruar një person, i cili ka protestuar përpara dyerve të SPAK me pretendimin se grupet kriminale po i vrisnin bagëtitë. Per afro dy muaj ai ka dalë para godinës së SPAK duke kërkuar hetim. Por këtë të mërkure ndryshe nga herët e tjera, protestuesi kishte marrë me vete dy bagëti të ngordhura në shenjë simbolike, ndërsa kërkoi drejtësi.