Policia e Shkodrës njoftoi procedimin penal për 13 shtetase të huaja, që akuzohen se kanë ushtruar prostitucion në 8 banesa të marra me qira në qytet. Shtetaset e huaja, të moshës 22 deri në 42 vjeç janë 4 nga Azerbajxhani, 2 nga Brazili, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Peruja dhe 2 nga Kina. Penalisht u proceduan edhe dy shtetas shqiptarë, një 28 vjeç dhe një tjetër 17 vjeç, të cilët u kapën në dy nga tetë qendrat ku ushtronin prostitucion 13 shtetaset e huaja.