Ofrimi i pasaportave dhe certifikatave të reja, pas përfundimit të koncesionit të dhënë për kompaninë Aleat do të menaxhohet nga një shoqëri koncesionare. Shoqëria e re që do të formohet do të ketë 100 për qind të aksioneve shtetërore, me përfaqësim nga Ministria e Brendshme.