Top News – Presidentja kërkon zgjedhje të reja / Gjeorgji: Data të caktohet deri më 29 dhjetor
23/12/2024 14:39

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili i ka bërë thirrje partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, e afërt me Moskën, që të caktojë një datë për zgjedhjet e reja parlamentare deri më 29 dhjetor, mes trazirave mbi votimin e fundit dhe vendimit të njëanshëm të partisë për të shtyrë negociatat me Bashkimin Evropian. Zurabishvili është bllokuar në një përplasje me partinë që kur ajo fitoi zgjedhjet parlamentare të tetorit, ku dominuan akuzat për mashtrime zgjedhore. Opozita ka refuzuar të njohë votimin, duke akuzuar Ëndrrën Gjeorgjiane për manipulim të votave për të marrë pushtetin. Në një fjalim mbrëmjen e kaluar, presidentja ftoi miliarderin e afërt me Rusinë, Bidzina Ivanishvili, një ish-kryeministër dhe themelues i Ëndrrës Gjeorgjiane, në pallatin presidencial për bisedime mbi caktimin e datës së zgjedhjeve. Ëndrra Gjeorgjiane ka refuzuar të marrë në konsideratë mundësinë e zgjedhjeve të reja pavarësisht protestave pothuajse të përditshme që pasuan fitoren e saj dhe vendimit pasues për të ndërprerë bisedimet me BE-në deri në vitin 2028. "Ivanishvili duhet të vijë në presidencë dhe unë jam gati të ulem dhe të diskutoj me të për caktimin e zgjedhjeve. Për datën e zgjedhjeve duhet të bihet dakord deri më 29 dhjetor," tha Zurabishvili në një tubim në Tbilisi, vendi i protestave të panumërta të gjeorgjianëve.

Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
Top Channel/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse, 4 të lënduar
23/01 12:22
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top Channel/ Rikthehen kreditë e buta/ Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota
23/01 12:19
Top News- zbardhet data për gjyqin e divorcit Meta-Kryemadhi, Gjykata e Tiranës jep njoftim
23/01 12:16
Top News – Gripi, mjekët kërkojnë vaksinim. Më të riskuarit ata me sëmundje kronike e të moshuarit
23/01 12:16
Top Channel/ Zjarret e dimrit/ Ekspertët shpjegojnë shkaqet dhe pakujdesitë e njerëzve
23/01 12:15
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të vriste Indrit Doklen
23/01 12:13
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News- Probleme nga moti i keq në Shkodër, rrëshqitje gurësh e inertesh në zonat malore
23/01 12:07
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News/ Goditet banda e hajdutëve serialë/ Grabitën disa biznese në Vlorë, tre të arrestuar
23/01 12:06
Top News – Kërkon 200 mijë trupa evropiane / Zelenski: Nevojiten për mbështetjen e armëpushimit
23/01 11:56
Top News- Berisha thirrje emigrantëve për tu regjistruar- Rama shkatërroi reminitancat
23/01 11:54
Top News – Trump, agresiv në garën me Kinën / Gati ‘për luftë’ mbi Inteligjencën Artificiale
23/01 11:53
Top News – Huthit, organizatë terroriste / SHBA vë në ‘listën e zezë’ grupin e mbështetur nga Irani
23/01 11:52
Top News – ‘Po talleni me popullin me çmimin e energjisë’ Rama bën krahasimin me Europën
23/01 11:43
Top News- PD- 150 mijë dosje presin të gjykohen/ Demokratët akuza për dështim të drejtësisë
23/01 11:40
DIGITALB DIGITALB - OFERTA