Policia e Krujës ka arrestuar nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Ariel Rraja. Ky i fundit që mësohet të jetë djali i Flamur Rrajës ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë për shkak të dhunës që ushtroi së bashku me babain e tij ndaj shtetasit Kujtim Caca dhe djalit të tij. Sakaq është proceduar penalisht edhe babai i tij Flamur Rraja, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të djalit të tij dhe nuk iu është bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.