Një imazh nga Google Street Vieë, i një burri që ngarkon një qese të madhe plastike, me ngjyrë të bardhë, në bagazhin e makinës së tij, ka ndihmuar në zbardhjen e një vrasjeje në një qytet verior të Spanjës, thotë policia. Aplikacioni Google i lejon përdoruesit të shohin imazhe të rrugëve anembanë botës, të filmuara nga makina të pajisura me kamera. Kjo e fundit, ka fiksuar pikërisht momentin kur vrasësi dukej se po tentonte të hiqte qafe trupin e viktimës. Dy persona u arrestuan muajin e kaluar, të akuzuar si përgjegjës për zhdukjen dhe vrasjen e një burri në tetor të vitit të kaluar. Eshtrat e tij u gjetën në një varrezë javën e kaluar.