Top News – Pfizer vonon vaksinat/ Italia, gati të ndërmarrë veprime ligjore
20/01/2021 11:32

Italia është e gatshme të ndërmarrë veprime ligjore kundër Pfizerit gjatë ditëve të ardhme për shkak të ngadalësimit që kompania amerikane i ka bërë dorëzimit të vaksinave. Njoftimin e bëri i dërguari i posaçëm për emergjencat, Domenico Arcuri. “Kemi pasur solidaritet unanim nga të gjithë krerët e rajoneve dhe provincave autonome të vendit tonë gjatë takimit me ministrat Roberto Speranza dhe Francesco Boccia. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve italianë nuk është një çështje e diskutueshme. Fushata e vaksinimit nuk mund të ngadalësohet, aq më pak për administrimin e dozave të dyta për shumë italianë të cilëve tashmë u është dhënë e para ”, thotë Arcuri. “Për fat të keq”, shtoi ai, “bisedimet me Pfizerin nuk patën rezultatin që shpresonim, e madje ka njoftuar reduktim të mëtejshëm të dërgesave. Si pasojë u diskutua se çfarë veprimesh të ndërmerren për të mbrojtur qytetarët italianë dhe shëndetin e tyre, duke përfshirë dhe veprimet ligjore”, shtoi ai. Vonesat në shpërndarjen e vaksinës nga kompania Pfizer, po shkaktojnë shqetësim në pjesë të ndryshme të Europës. Një sërë vendesh europiane janë shprehur të zemëruara pas njoftimit se dërgesat do të zvogëlohen përkohësisht duke qenë se kompania po punon për një linjë të re prodhimi. Për rrjedhojë, Pfizeri ka zvogëluar në këto momente punën në fabrikën e tij në Belgjikë. Përballë kritikave, Europa u vu në lëvizje për t`i kushtuar vëmendjen e duhur dhe Ballkanit, sic e pohoi një ditë më parë komisioneri Oliver Varhelyi, i cili deklaroi se “Komisioni Evropian do të ngrejë një mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë tek Ballkani Perëndimor dhe fqinjët. Ai shtoi se do të shqyrtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat sa më herët.

Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
Top Channel/ Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali, babai: Në dhomë erdhi një grua…
23/01 14:06
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA