Policia greke ka arrestuar mbi 20 persona pas zbërthimit të përgjimeve të aplikacionit Sky. Aksioni i ndërmarrë ditën e enjte, sipas burimeve që citojnë mediat greke ka goditur pesë grupe kriminale, që aktivitet kryesor kishin trafikun e lëndëve narkotike. Autoritetet greke thonë se kanë identifikuar mbi 70 raste trafiku në periudhën mars 2020-mars 2021 dhe në shumicën e rasteve rruga nga kalonte droga është Shqipëria. Një prej personave që rezulton në komunikime dyshohet se është edhe Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në Shqipëri pas vendosjes së një sasie ekplozivi në automjet në qershor të vitit 2022.