Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme mund të administrojnë dhe përdorin si prova përgjimet e siguruara nga aplikacionet Sky dhe Encrochat. Ky është vendimi i njëzëshëm i Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi kërkesën e biznesmenit, Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza 1’. Gjoka kundërshtoi përmes avokatëve në Kushtetuese përdorimin e përgjimeve SKY, duke pretenduar se përgjimet nuk janë administruar nga Prokuroria e Posaçme sipas procedurave ligjore në fuqi në vendin tonë. Përgjimet janë dorëzuar te autoritetet shqiptare nga organet ligjzbatuese franceze dhe belge. Në to, Pëllumb Gjoka del në komunikime me disa elementë të zëshëm të botës së krimit në Shqipëri.