Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për të sulmin e 4 korrikut, ku mbetën të vdekur gjashtë persona gjatë Paradës së Pavarësisë të mbajtur në Parkun Highland, në periferi të Çikagos. Sulmuesi kishte hipur në një çati dhe kishte filluar të qëllonte me një pushkë në drejtim të qytetarëve që kishin dalë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Por, pas një ndjekjeje të shkurtër me makinë, Robert Crimo, 22 vjeç, u arrestua “pa rezistencë të mëtejshme”, tha shefi i policisë, Lou Jogmen. Ai iu referua të arrestuarit si “person me interes” për sulmin, por pas arrestimit policia tha se besonte se Crimo ishte përgjegjës.