Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vënien nën akuzë të ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, për ‘Shpërdorim detyre’. Sipas nënkryetarit të kësaj force politike, Luçiano Boçi, e gjitha po ndodh për shkaqe politike, për të dëmtuar kundërshtarin në prag të zgjedhjeve, teksa sjell edhe arsyet se përse po akuzohet Spahia.