Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha përmendi edhe njëherë nevojën për qeveri teknike ndërsa përmendi dhe rezolutën e fundit të miratuar nga Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë. Në një hark kohor të shkurtër, më pak se 1 muaj, komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme PD-së dhe opozitës. Diplomacia e PD-së dhe opozitës shqiptare është dëshmuar, si diplomacia më e suksesshme në historinë e opozitarizmit në Shqipëri. Kurrë ndonjëherë nuk kanë ndjekur njëra pas tjetrës, tre rezoluta të cilat bëjnë autopsinë e regjimit të Edi Ramës, para të gjithë botës.