Një ditë më parë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi deklaroi se mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, është arritur dakordësia për ndryshime në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës. Nga ana tjetër edhe ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi bashkëpunim me socialistët, por theksoi se kjo do të ndodhë nëse do të ofrohen kushtet për emigrantët. Por ndërsa flitet për një dakordësi, janë zbuluar edhe cilat janë propozimet e demokratëve për ndryshimet në kodin zgjedhor.