Partia Demokratike ka denoncuar anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, dhe për këtë kërkon largimin e saj nga detyra. Shkak për të është bërë pretendimi i demokratëve se Xhaferllari nuk ka deklaruar bashkëjetesën me ish-deputetin e PD, njëherësh ish-nënkryetar, Enkelejd Alibeaj. Lidhur me këtë qëndrim reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, në përgjigje të gazetarëve në konferencësn e kësaj të hëne.