Top News – Pavarësisht pandemisë/ Vendet anëtare të NATO-s rrisin shpenzimet e mbrojtjes
16/03/2021 15:57

Vendet anëtare të NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. "Viti 2020 ka qenë viti i gjashtë me rradhë i rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga ana e të gjithë aleatëve", tha Stoltenberg në një konferencë për media të martën në Bruksel. "Ne presim që ky trend të vazhdojë këtë vit. Është thelbësore të mbahet ky ritëm pasi sfidat e sigurisë nuk janë zhdukur", ka shtuar ai. Shpenzimet e përgjithshme ushtarake nga 30 anëtarët e aleancës arritën në 1.028 trilionë dollarë (860 miliardë euro) vitin e kaluar, tha raporti i publikuar nga NATO-ja. SHBA ende siguron pjesën më të madhe të shpenzimeve të NATO-s. Vendet evropiane janë përballur me presion nga Uashingtoni për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes në një prag prej dy për qind të bruto prodhimit të brendshëm. Ky tavan u vendos më 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar anëtarët kryesorë të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, për kontribut jo të mjaftueshëm. Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, po mban një retorikë më diplomatike duke bërë thirrje për përmirësim të marrëdhënieve trans-atlantike. Megjithatë administrata e tij pritet të vazhdojë presionin në mënyrë që të detyrojë vendet evropiane të paguajnë më shumë. Raporti i NATO-s tha se vitin e kaluar 11 nga 30 anëtarët e aleancës arritën objektivin prej dy për qind, nga nëntë sa ishin në raportin e vitit 2019.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA