Autoritetet në Nju Jork i ka kthyer Italisë dhjetëra artefakte të vjedhura ndër vite, të cila arrijnë vlerën e 19 milionë dollarëve. Kjo pasuri është e ndarë në 58 pjesë veprash arti, përfshirë këtu një kokë mermeri të perëndeshës Minerva me vlerë rreth 3 milion dollarë. Prokurori Alvin Braagg tregon se pjesa më e madhe e artefakteve kanë qënë të vjedhura ndërkohë që shton se shteti i Nju Jorkut vetëm këtë vit ka kthyer mallra të grabitura në vendet e origjinës në një shumë që i tejkalon 66 milionë dollarë.