Top News/ Pas Volkswagen edhe Ford…Do të shkurtojë mijëra vende pune në Gjermani
21/11/2024 12:12

Prodhuesi amerikan i makinave, Ford, do të shkurtojë 2.900 vende pune në Gjermani. Shumica e tyre në fabrikën e Këlnit. Kompania njoftoi se deri në fund të vitit 2027 në Europë do të shkurtohen rreth 4000 vende pune gjithsej, ndërsa vetëm në Gjermani 2900. Për detajet do të negociohet me përfaqësuesit e punonjësve. Kompania i është referuar ndërkohë gjendjes së vështirë të industrisë së automobilëve në Europë dhe kërkesës së dobësuar në treg, kostove të larta në procesin e tranzicionit tek prodhimi i automobilëve elektrikë, konkurrencës së fortë dhe rregullave të forta burokratike. Sindikatat ndërkohë kanë paraqitur kushtet e tyre. Ford sipas të dhënave ka në Këln, rreth 16.500 punonjës. Atje është edhe selia qendrore evropiane e kompanisë si edhe fabrika e prodhimit të dy modeleve të automjeteve elektrike. Pritshmëritë nga prodhimi i automjeteve elektrike në këtë fabrikë deri më tani nuk janë përmbushur. Në vitet 2023 dhe 2024 në fabrikën e Këlnit u investuan gati dy miliardë euro për të mundësuar prodhimin e makinave elektrike. Prodhimi i modelit Fiesta me motor me djegie është ndërprerë. Ford ka pasur probleme edhe me largimin e disa menaxherëve drejtues që kur shefi i degës në Gjermani, u tërhoq papritur këtë verë duke pranuar një post tek Volkswagen. Zyrtarët lokalë kanë folur për një goditje tjetër të rëndë për gjermaninë si qendër e prodhimit të automobilëve dhe një sinjal serioz për Këlnin, si qendër e prodhimit të automjeteve. Por Ford nuk është e vetmja kompani me probleme. Edhe prodhues të tjerë automjetesh ndodhen nën presion. Edhe prodhuesi më i madh i automobilëve në Gjermani Volksëagen ka njoftuar për mbyllje të fabrikave dhe shkurtime të vendeve të punës në Europë. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA