Ligji për zgjedhjet e përgjithshme ndalon shfrytëzimin e resurseve shtetërore gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, më përjashtim të disa rasteve të parashikuara me ligj, sipas nenit 36 të Kushtetutës së Kosovës. Sipas ekspertëve, në Kosovë janë konstatuar disa raste të gjobitjes së partive politike për shfrytëzim të resurseve shtetërore. Hulumtuesja e lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Violeta Haxholli është shprehur për KosovaPress se vetëm në javën e parë të fushatës janë shënuar 20 raste të shfrytëzimit të resurseve shtetërore.