Pas seancës në Gjykatën Kushtetuese për Profesionet e Lira deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh mbi rëndësin e betejës së nisur nga grupi i PD. Sipas saj kjo betejë nuk bëhet thjesht për profesionistët e lirë që janë 30 mijë të tillë, por kundër një sistemi të korruptuar taksimi që favorizon një pakicë ndërsa diskriminon një shumicë që paguan taksat e larta edhe për pakicën.