Top News – Pandemia nuk e futi në krizë/ Ja sektori që parashikon fitime në 2021
24/01/2021 11:12

Pandemia ka bllokuar një pjesë të mirë të bizneseve, por ka edhe sektorë që kanë dalë të fituar nga kjo situatë. Edhe Shqipëria nuk përjashtohet nga industria fitimprurëse në vite, por edhe në kohë pandemie. Dhe ky sektor është industria e ndërtimit. Disa nga ndërtuesit kryesorë që janë duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të reja për zonat rezidenciale në kryeqytet parashikojnë rritjen e çmimeve të apartamenteve për vitin 2021. Ndër arsyet kryesore që ata japin për ndryshimin e çmimeve të shtëpive është shtimi i kostove nga taksat dhe rritja e cilësisë së ndërtimit. Kostot e taksave të bashkisë llogariten 70 euro për metër katror. Ndaj, në këto nivele do të rriten edhe çmimet e apartamenteve. Nga 630 euro që shiten aktualisht do të shkojnë 700 euro për metër katror – thonë ndërtuesit, bazuar në llogarinë e tyre mes kostos dhe fitimit. Apartamentet në kompleksin ekzistues rezidencial të Kasharit shiten me kredi bankare dhe blerësit janë kryesisht nga shtresa e mesme e popullsisë, si nëpunës, mjekë, arsimtarë që përballojnë çmime të ulëta shitjeje –shkruan monitor. Apartamentet në Komunën e Parisit, po blihen më shumë nga familjarët, që i përkasin një target-grupi të moshës nga 40 vjeç deri në 60 vjeç, ku në përbërje të familjes janë 4 anëtarë (tipologjia e apartamenteve më të shitura është ai 2+1), individë të moshës nga 60 deri në 70 vjeç, të cilët parapëlqejnë apartamente me sipërfaqe 50-60 m², të cilët blerjen e bëjnë me kursimet e tyre ose me ndihmën e fëmijëve. Parashikimet për çmimet e apartamenteve për vitin 2021 të përfaqësuesve të agjencive real estate janë ndryshe nga ato të ndërtuesve. Vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve në zonat e periferisë u rritën 20% krahasuar me 2020-n. Frika nga infektimi dhe dëshira e njerëzve për t’u larguar nga zhurma e qendrës dhe ndotja e përqendroi më shumë kërkesën për banesa në zonat periferike ku ajri është më i pastër. Kërkesa për këto zona u rrit edhe pas tërmetit, sidomos për apartamente në pallate të ulëta.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA