Top News/ Pakënaqësia me qeverinë në kulm / Gjermanët të pakënaqur me punën e Scholz
13/06/2024 12:46

Pakënaqësia e votuesve gjermanë me koalicionin qeverisës duket se ka arritur një nivel rekord, të paktën këtë e tregon një sondazh i publikuar nga transmetuesi kombëtar ZDF të enjten, pasi të gjitha partitë e koalicionit treguan rezultate të dobëta gjatë zgjedhjeve evropiane javën e kaluar. Nga 1,334 pjesëmarrësit në sondazhin e kryer nga 10 deri më 12 qershor, 71% thanë se ishin të pakënaqur me punën e qeverisë, ndërsa në maj kjo shifër ishte 66 për qind. Rreth 51% e të anketuarve u shprehën në favor të zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa 66% ende besojnë se koalicioni do ta cojë deri në fund mandatin e tij. Të tre partitë në koalicionin qeverisës të Gjermanisë pësuan humbje në zgjedhjet parlamentare të BE-së, një tregues i hershëm ky për votën kombëtare, ndërsa Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, pati fitime të konsiderueshme. Rezultatet për partitë tradicionale si SPD e kancelarit Olaf Scholz tregojnë pakënaqësinë e gjermanëve me rënien e standardeve të jetesës në ekonominë më të madhe të Evropës, pasi qeveria u mor me krizën energjetike të shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit. Një rezultat edhe më i dobët në zgjedhjet për BE-në bëri që presidenti francez Emmanuel Macron të shpërndante parlamentin dhe të shpallte zgjedhje të parakohshme pasi u la pas nga e djathta ekstreme.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA