Top News – Osmani uron Zelenskin në Ditën e Pavarësisë / ’Askush nuk ju kupton më mirë se ne !’
24/08/2022 12:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në përvjetorin e 31-të të pavarësisë së shtetit. Ky përvjetor shënohet në ditën kur mbushen gjashtë muaj prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës. Përmes një letre që e ka bërë publike në Tëitter, Osmani ka thënë se Kosova është në mesin e pak vendeve në botë që kuptojnë plotësisht vuajtjet e popullit ukrainas. “Ne e dimë si është te jesh shënjestër e regjimit gjenocidial dhe hegjemonik, dhuna e të cilit është brutale e nuk përjashton askënd, dhe nuk ka respekt për dinjitetin njerëzor apo për të drejtën tuaj që të ekzistoni si shtet”, ka thënë Osmani.“Mirëpo njerëzit e mi po ashtu e dinë se kur ka vendosmëri dhe rezistencë, nuk ka asgjë që mund t’i dalë përpara gatishmërisë së njerëzve për liri”. Ajo ka thënë se populli i Kosovës vazhdon të jetë mirënjohës ndaj ushtarëve ukrainas që kanë marrë pjesë në misionin paqeruajtës në Kosovë, gjë për të cilën së fundi ka ndarë Medalje Presidenciale. “Ne ju mbështesim juve me çdo kapacitet që kemi, dhe tashmë kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë. Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për të thelluar miqësinë dhe marrëdhëniet mes dy shteteve dhe njerëzve”, ka thënë Osmani mes tjerash në letër. Presidentja e Kosovës po ashtu ka thënë se është e bindur që “një ditë, ne do të qëndrojmë të barabartë në mesin e familjes evropiane. Ne jemi me ju dhe do të jemi derisa të fitojë Ukraina”.

Top News – 137 mln euro tender për KEK. Investimi, Kurti: Rrisim kapacitetet energjitike të vendit
24/01 14:05
Top Channel/ Ikën Lajcak, i dërguari i BE-së për dialogun konfirmohet danezi Sorensen!
24/01 12:20
Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
DIGITALB DIGITALB - OFERTA