Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Paris, ku mori pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’. Gjatë kësaj ceremonie, Osmani ka pasur rastin të takohet me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të amerikës, Dondald Trump, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Vetë Osmani ka publikuar një fotografi përkrah dy homologëve të saj, mbi të cilën ka shkruar “Aleanca euroatlantike”.