Një sasi e konsiderueshme parash, arsenal armësh dhe lëndë narkotike janë zbuluar në një banesë në fshatin Dëshiran të Belshit një aksioni të finalizuar nga forcat e policisë së Elbasanit. Në kuadër të operacionit ‘Dëshiran’, policia sekuestroi një automatik kallashnikov, 1 pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 3.6 kg kanabis dhe 75 bimë të thata opium. Dy të arrestuarit, 60 dhe 54 vjeç, të dy banues në Belsh tashmë do të përballen me akuzat e kultivimit të bimëve narkotike dhe armë mbajtjes pa leje.