Pas marrëveshjes së arritur me Hamas për armëpushim në Gaza, Izraeli ka nisur një operacion të madh në zonën e Jeninit në Bregun perëndimor, të paktën 10 palestinezë raportohet se u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën nga forcat izraelite. Shifrat u bënë publike nga ana e ministrisë palestineze të Shëndetësisë që sqaroi se të martën pati disa sulme ajrore ndërsa një numër I madh trupash hyn në qytet dhe më pas në kampin e refugjatëve. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, Ëafa, duke iu referuar burimeve lokale tha se forcat izraelit errethuan plotësisht kampin e Jeninit. Në mesin e të plagosurëve sipas agjencisë së lajmeve Ëafa ishin dhe tre mjekë dhe dy infermierë. Gjenerali Anëar Rajab, një zëdhënës i forcave palestineze të sigurisë, i tha AFP se forcat izraelite kishin "hapur zjarr ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë". Ndërkohë nga ana tjerë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ushtria kishte nisur një oepracion të gjerë për të mposhtur terrorizmin në kampin e Jeninit, që prej kohësh shihet si një bastion i grupeve të armatosura palestineze.Guvernatori i Jeninit, Kamal Abu al-Rub, i tha agjencisë së lajmeve AFP se "ajo që po ndodh është një pushtim i kampit", duke shtuar: "Ai erdhi shpejt, Apache [helikopterët] në qiell dhe automjetet ushtarake izraelite kudo". Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të martën se operacioni në Jenin - i quajtur "Muri i Hekurt" - ishte një "hap shtesë në arritjen e objektivit që kemi vendosur: forcimin e sigurisë" në Bregun Perëndimor.