Top News/ Operacioni antidrogë ‘Muratori’, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të të akuzuarve
27/10/2024 13:14

SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë ku dhe më pas droga tregtohej. Konkretisht bëhet fjalë për : 43 (dyzetetre) automjete, 4 (katër) motomjete, 18 (tetëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme, 25 (njëzetepesë) subjekte tregtare si; SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) dhe P.F (Person Fizik), 6 (gjashtë) shoqëri aksionere. Llogari bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë të personave të hetuar si dhe familjarëve. Procedimi pasuror ndaj Fael Mukës, Xhulio Kastratit, Kledjon Mucollarit, Ervis Vangjelit, Kristian Ibrahimajt, Alban Mahilajt, Klaudia Sulejmanit, Besmir Selamajt, Altin Ymerajt, Mark Lisit, Ani Kucit, Daniel Elezit, Erando Marës, Indrit Kolgjokajt, Endri Sercanit si dhe personave të tjerë të hetuar në kuadër të këtij hetimi penal si dhe familjarëve të tyre nisi në janar të vitit 2024. Kjo pasi ata dyshohet se i kishin vendosur të ardhurat si rrjedhojë e veprimtarisë kriminale. Grupi u shkatërrua pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me prokurorinë e Firences dhe Eurjust. Aksioni i koduar Muratori u zhvillua në shkurt të vitit 2024 ndërsa u ekzekutuan 92 masa sigurimi, 65 prej të cilave ishin për shtetas shqiptarë. Sipas SPAK, grupi të ardhurat që përfitonte nga trafiku i drogës i investonte në Shqipëri.

Top Channel/ Spitali Onkologjik partneritet me Izraelin/ Rama: Stafi t’i lërë emocionet fëmijërore
24/01 12:19
Top Channel/ 250 mln euro për bujqësinë, kryeministri Rama: Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane
24/01 12:18
Top Channel/ Pastronte paratë e Çopjave, GJKKO lë në burg Klejdi Merkajn. Grupit…
24/01 12:14
Top Channel/ Aksident i rëndë në Elbasan, tri automjete të përfshira! Një person në gjendje të rëndë
24/01 12:10
Top Channel/ Akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje/Kryebashkiaku i Rrogozhinës paraqitet në SPAK
24/01 12:04
Top Channel/ U qëllua me silenciator 200 m larg shtëpisë, gjenden 12 gëzhoja në vendngjarje
24/01 11:50
Top News – 250 mln euro për bujqësinë. Projektligj për një bankë shqiptare për zhvillimin
24/01 11:35
Top News – GJKKO kthen SPAK për Dogjanin. Kërkon plotësim të dosjes për deklarimin e rremë
24/01 11:12
Top News – Apeli rrëzon Malltezin. Gjykata lë në fuqi masën e arrestit në shtëpi
24/01 11:05
Top News – Ekzekutimi i 48 vjeçarit në Kamëz. Postieri dyshohet se u eliminua për hakmarrje
24/01 11:04
Top Channel/ GJKKO kthen dosjen e deputetit Dogjani në SPAK për plotësim hetimesh
24/01 11:01
Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA