Top News – OKB zgjat misionin EUFOR në Bosnje / Edhe një vit tjetër, dënohet qëndrimi i Dodik
05/11/2023 11:59

Mandati i misionit të forcave ushtarake evropiane, EUFOR, në Bosnjë-Hercegovinë u zgjat edhe me një vit dhe kjo është dispozita më domethënëse e rezolutës që u miratua unanimisht të enjten nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. "EUFOR mbetet në Bosnjë-Hercegovinë, sepse ky mision jep një kontribut të rëndësishëm në stabilizimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe rajonit”, konstatoi përfaqësuesi i Zvicrës në OKB, Pascale Baerisëyl. Raporti i Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt mbi situatën në Bosnjë-Hercegovinë, në të cilin Republika Srpska dhe liderët e saj akuzohen për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnjë-Hercegovinës, u mbështet nga shumica e ambasadorëve, me një dënim të qartë të retorikës së presidentit të Republikës serve të bosnjes Milorad Dodik. Një retorikë e tillë i "shqetëson” Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, sepse "minon Marrëveshjen e Dejtonit, strukturën kushtetuese, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”, tha ambasadori amerikan Robert Ëood. Ai theksoi se SHBA dhe aleatët e saj do të kundërshtojnë "përpjekjet destabilizuese dhe të rrezikshme të Asamblesë Kombëtare të RS dhe Milorad Dodikut për të dobësuar liritë themelore, shtetin e së drejtës dhe themelet kushtetuese të institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës." Raporti i Schmidt u mbështet nga përfaqësuesit e Francës dhe Britanisë së Madhe, duke theksuar se "Bosnjë-Hercegovina është dhe do të mbetet një vend unik, sovran dhe shumëetnik".Kina, e cila kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, por "me vendimmarrje të pavarur, pa ndërhyrje të huaj". Ndërsa ambasadori rus Vasilij Nebenzja thotë se parimet kyçe të Marrëveshjes së Dejtonit janë të kërcënuara, jo për fajin e republikës serbe të bosnjes dhe Milorad Dodikut, por "nga veprimet e Christian Schmidt".

Top News- Athina i përgjigjet Shkupit: Çështja maqedonase e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 14:25
Top News – Kriza e ajrit të ndotur në Ballkan/ Kërcënon shëndetin dhe aspiratën për anëtarësim në BE
23/01 14:10
Top News- Lajçak takon Vuçiç për ngërçin me Kosovën, zbardhen porositë për Serbinë
22/01 13:18
Top News- Ballkani jo në agjendën e Trump/ ‘Mund të kthehet teza e shkëmbimit të territoreve’
21/01 11:03
Top News- Nacionalistët serb kërcënim për veriun/ Autoritetet: Po tentojnë tensionim të situatës
20/01 12:53
Top News – Digjet shtëpia e të moshuarve, 8 viktima/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm
20/01 11:11
Top News – Peter Sorensen zëvendëson Lajçak / I dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
19/01 13:00
Top News- Trazira në parlamentin boshnjak/ Dodik bllokon miratimin e dy ligjeve për integrimin
16/01 18:58
Top News – Pushteti i Vuçiç në pikëpyetje. Opozita refuzon ftesën për referendum konsultativ
15/01 21:20
Top News – Serbia bojkoton dialogun. Alibi qesharake për bisedimet për të zhdukurit e luftës
15/01 16:41
Top News- Vuçiç i kërkon referendum opozitës: E pamundur të qëndrojë në postin e presidentit
14/01 22:03
Top News – Moska në kontakt ‘me miqtë serbë’ / Lavrov i shqetësuar për kompaninë serbe të naftës NIS
14/01 13:42
Top Channel/ Studentët serbë shpërthejnë kundër qeverisë! Mijëra protestues në rrugët e Beogradit
13/01 22:30
Top Channel/ Serbia mikpritëse e takimit mes Trump dhe Putin? Dy udhëheqësit pritet të bisedojnë
13/01 22:24
Top News – ‘Jemi vendi më i përshtatshëm’. Serbia kërkon organizimin e takimit Trump-Putin
13/01 20:00
Top News – Acari mbërthen Greqinë. Autoritetet mbyllin shkollat, kufizime në rrugë
13/01 19:00
Top News – Millanoviç rizgjidhet president / Kroaci, nis mandatin e dytë, fiton bindshëm zgjedhjet
13/01 12:04
Top News- Polonia mesazh Kosovës/ ‘Raportet me Serbinë, kusht për integrimin në BE’
13/01 11:57
Top News- Kosova e Serbia ulen në tryezë. Takimi këtë javë, Lajçak: Në fokus të zhdukurit e luftës
13/01 11:38
Top News – Revolta në Serbi/ Mijëra studentë sfidojnë Vuçiç dhe…motin
13/01 09:20
DIGITALB DIGITALB - OFERTA