Agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara ka dalë kundërt planit të qeveria e Rishi Sunak për dëbimin e meigrantëve, kryesisht nga Shqipëria, pasi Britania miratoi një ligji të ri për të ndaluar gomonet të kalojnë Kanalin. UNCH akuzon Britaninë për “shkeljen e së drejtës për të kërkuar mbrojtje refugjatësh në Mbretërinë e Bashkuar”. Pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman u detyrua të pranonte se ligji i migracionit të paligjshëm kishte më shumë se 50% të ngjarë të shkelte ligjet e të drejtave të njeriut, UNHCR tha se ishte “thellësisht e shqetësuar nga dispozitat e projektligjit, të cilat i japin qeverisë të drejtën për të kriminalizuar, arrestuar dhe deportoni azilkërkuesit, duke thënë se kjo do të ishte një shkelje e qartë e konventës së refugjatëve”.