Top News/ ‘Nuk e rrëmbeva El Mayon!’ Djali i El Chapos: Dorëzim vullnetar, 4 vite negociata me SHBA
01/08/2024 12:17

Djali i bosit të burgosur të kartelit Sinaloa, Joaquin "El Chapo" Guzman nuk e rrëmbeu lordin e drogës Ismael "El Mayo" Zambada, tha avokati i familjes Guzman të mërkurën, pas raportimeve se djali i Guzman kishte tradhtuar Zambadën për ta cuar atë pa dijeni në Shtetet e Bashkuara. Joaquin Guzman Lopez dhe Zambada, një nga trafikantët më të rëndësishëm në historinë meksikane, u arrestuan javën e kaluar nga agjentët amerikanë pasi avioni me të cilin ata po udhëtonin u ul në një pistë të vogël ajrore në Neë Mexico. Pas arrestimeve, të kryera pa dijeninë e qeverisë meksikane, u shtuan spekulimet nëse të dy ata ishin dorëzuar apo Guzman Lopez e kishte futur Zambadën në një kurth. “As nuk bëhet fjalë për një rrëmbim”, tha avokati i familjes Guzman, Jose Luis Gonzalez. "Los Chapitos u përmbahen rregullave të babait të tyre dhe ata ndoqën politikën e zakonshme," tha ai, kur u pyet nëse Guzman Lopez mund të ketë tradhtuar 76-vjeçarin Zambada, i cili bashkëthemeloi kartelin legjendar Sinaloa së bashku me të atin. Katër djemtë e El Chapos, të njohur si "Los Chapitos", trashëguan pjesën e kartelit të babait të tyre. Gonzales kundërshton kështu avokatin e Zambadës, Frank Perez, i cili tha të shtunën se Guzman Lopez "rrëmbeu" klientin e tij. Perez tha se Guzman Lopez dhe gjashtë burra me uniforma ushtarake i zunë pritë Zambadës pranë kryeqytetit të shtetit Sinaloa, Culiacan, dhe e detyruan të hipte në një aeroplan për në Shtetet e Bashkuara kundër dëshirës së tij. Si Guzman Lopez ashtu edhe Zambada janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për trafik droge në gjykatat amerikane. Avokati i familjes Guzman tha se dorëzimi i tyre ishte vullnetar dhe pasoi rreth katër vjet negociata me autoritetet amerikane.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA