Top News – ‘Njerëzit mbetën me kokë poshtë’ / Këputet teleferiku në resortin e skive, 10 të plagosur
19/01/2025 12:59

Një aksident me teleferikun e një resorti skish në Spanjë ka lënë të plagosur 10 persona, duke përfshirë dy vajza që janë në kujdes intensiv. Resorti Astún në Pirenejet spanjolle, ku ndodhi incidenti, u mbyll pasi shërbimet e shpëtimit shkuan me urgjencë në vendngjarje. Një kabllo e teleferikut ishte liruar dhe disa kabina kishin rënë në tokë duke hedhur skiatorët në dëborë. Të tjerë skiatorë mbetën të varur në ajër me kokat poshtë. Kryeministri Pedro Sánchez tha se ishte "i tronditur" nga lajmi i incidentit. Raportet e para thanë se rreth 30 persona ishin lënduar, por mediat lokale më vonë raportuan se 17 kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Ambulancat dhe helikopterët dërguan në spital disa nga të plagosurit. Dy vajza, të dyja të moshës 18 vjeç, janë në kujdes intensiv, shkruan gazeta spanjolle El Pais. Sipas transmetuesit shtetëror TVE, një ingranazh, në njërin skaj të ashensorit ishte prishur dhe një pjesë e strukturës që e mbante atë u shemb, duke shkaktuar lirimin e një kablloje dhe rënien e disa kabinave. Dhjetra njerëz që mbetër të varur në teleferikun 15 metra të lartë u ndihmuan të zbresin. Haime Pelegri, i cili ishte në teleferik tha për BBC se një kabllo u lirua para se karriget në anën e tij të strukturës të fillonin binin. “Ishte shumë e frikshme, por gjithcka ndodhi shumë shpejtë”, tha ai, duke shtuar se ambulancat dhe helikopterët mbërritën në vendngjarje brenda 15 minutash. Zyrtarët nuk kanë përcaktuar ende se cili ishte shkaku i aksidentit. Resorti Astún, i cili është i njohur për skiatorët spanjollë, ndodhet në rajonin e Aragonit në malet Pirenej, afër kufirit me Francën.

Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
Top News – Sekretari i OKB thirrje Iranit: Stop armëve bërthamore, bëni hapin e parë
22/01 14:45
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top News- Amerika do shmang konfliktet, Sekretari i ri amerikan i Shtetit shpalos objektivat
22/01 14:31
Top News- 22 shtete padi kundër Trump/ Kundështojnë vendimin për shtetësinë përmes lindjes
22/01 14:23
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
Top Channel/ Befason Trump, kritikon Putinin për luftën e Ukrainës: Po shkatërron Rusinë!
22/01 13:55
Top News- Operacioni ‘Muri i hekurt’ / Izraeli zbarkon në Bregun Perëndimor, vr*ten 10 palestinezë
22/01 13:52
Top Channel/ “Projektet vdekjeprurës”, The Times: Pse Trump kërkon të rimarrë Kanalin e Panamasë?
22/01 13:12
Top Channel/ Trump, megainvestim tek teknologjia: 500 miliardë USD për Inteligjencën Artificiale!
22/01 12:29
DIGITALB DIGITALB - OFERTA