Top News – Një tjetër stuhi mbi Putin!/ Mister në video-mesazhin e Vitit të Ri
03/01/2023 19:57

I përshkruar nga armiqtë si paranojak dhe i përhumbur nga frika për sigurinë e tij, presidenti rus Vladimir Putin tani akuzohet se ka përdorur “aktorë me pagesë” për të imituar ushtarët pas tij në urimet e Vitit të Ri. Në video, në fakt, ai mund të shihet duke folur pranë rreth njëzet ushtarëve të cilët – sipas asaj që zëdhënësi i tij parashikoi më 31 dhjetor – “luftuan në Ukrainë”, burra dhe një grua të veshur me uniforma ushtarake dhe madje edhe medalje lufte, të gjithë në këmbë pas tij. Sipas Dmitry Peskov, Putin foli nga Distrikti Ushtarak Jugor i Rusisë. Por brenda pak orësh në internet u shfaqën ankesa nga ata që kujdeseshin të studionin mirë fytyrat dhe i gjenin edhe në video të tjera të “propagandës ruse”. Në veçanti, në video është një grua bionde, e vendosur pikërisht në të djathtë të Putinit, e cila tashmë është shfaqur në video të tjera në të cilat Putin dyshohet se ishte “me popullin e zakonshëm rus”, i përfshirë në aktivitete të ndryshme. Në fakt, gruaja bionde misterioze duket tamam si ajo që shfaqet pas Putinit në një kishë; ose si marinar, në një anije peshkimi me një jelek shpëtimi të papërshkueshëm nga uji, gjithmonë pranë presidentit; sërish bashkë me meshkujt e tjerë që duken si ata ne në videon e Vitit të Ri. Treshja (bjondja dhe dy burrat) duket se shfaqen edhe në klipe të tjera, duke përfshirë një udhëtim në fshat (të gjithë ulur me Putinin rreth zjarrit) dhe një drekë biznesi. Sipas disa vëzhguesve, gruaja misterioze i ngjan Larisa Sergukhina, anëtare e Komisionit Rajonal të Dumës për Monitorimin e Legjislacionit. Bashkëfituesja e Çmimit Nobel për Paqe 2022 Oleksandra Matviichuk denoncoi përdorimin e aktorëve: «Putin donte të kopjonte Zelenskyn, i cili shkoi për të parë mbrojtësit ukrainas në Bakhmut. Por pas dhjetë muajsh lufte në shkallë të plotë, edhe aktorët janë në mungesë në Rusi”.

Top Channel/ Rikthehet aksi franko-gjerman: Scholz e Macron, “front i bashkuar” përballë Trump!
24/01 12:08
Top Channel/ Trump, ofertë dhe kërcënim: Kush prodhon në SHBA taksa më të ulëta, ndryshe tarifa!
24/01 12:07
Top Channel/”Kurti, i paaftë të rrisë ekonominë”, Grenell: I coi marrëdhëniet në pikën më të ulët!
24/01 12:06
Top News – Kim Jong un, më shumë trupa në Rusi / Të tjerë ushtarë drejt ‘thertores’ në Ukrainë
24/01 12:05
Top News – Stuhi e frikshme në Britaninë e Madhe/ Mbyllen shkollat, anulohen fluturimet, rekord bore
24/01 12:02
Top News-Ukraina ‘tërbohet’, qytete në flakë / Arrin deri në Moskë, sulm masiv me dronë në 13 rajone
24/01 11:57
Top News – Trump: Takim me Putinin menjëherë / SHBA ka nisur punën për marrëveshjen e paqes
24/01 11:53
Top News – Fuqitë bërthamore pranë përplasjes / Paralajmëron zyrtari rus: Rreziku po rritet shumë
24/01 11:50
Top News – Trump nis ‘raprezaljen’ në administratë, SMS federalëve: Tregoni politikat e diversitetit
24/01 10:15
Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
DIGITALB DIGITALB - OFERTA