Top News/ Një krokodil 12 milionë vjeçar / Shkencëtarët në Peru bëjnë zbulimin e rrallë
28/11/2024 14:04

Paleontologët kanë njoftuar se kanë zbuluar një fosil të një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet, në shkretëtirën e Perusë. Fosili i krokodilit gavial, apo peshkngrënës, që ishte i gjatë rreth 3 metra, u zbulua në fund të vitit 2023 në gjendje perfekte. Fosili u gjet në shkretëtirën Okukahe, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit, Lima. “Kjo është hera e parë që gjejmë një ekzemplar të ri të kësaj specieje, pra ai nuk kishte arritur madhësinë maksimale. Ai vdiq para se të arrinte madhësinë maksimale”, tha paleontologu Mario Gamarra në një konferencë për shtyp. Kafka dhe nofulla e këtyre specieve dallojnë nga krokodilët dhe aligatorët e ditëve të sotme, sipas Gamarras, i cili ka udhëhequr projektin për rikonstruktimin e fosilit. “Ata kishin një hundë të zgjatur dhe ushqeheshin vetëm me peshk”, tha Gamarra. “Specia më e afërt me këtë krokodil do të ishte krokodili indian gavial”, shtoi ai. Zbulimi u bë bashkërisht nga Instituti Gjeologjik, Minieror dhe Metalurgjik i Perusë dhe shkolla La Union. Shkretëtira Okukahe është e pasur me fosile, siç janë ato të balenave, delfinëve, peshkaqenëve dhe specieve të tjera të periudhës miocene, rreth 5 deri në 23 milionë vjet më parë, që janë zbuluar më herët atje.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA