Top News – Një epokë e re në Malin e Zi
04/12/2020 14:48

Më i vogli ndër shtetet pasuese të Jugosllavisë, Mali i Zi, për herë të parë pas 30 vitesh priet një qeveri, që nuk kontrollohet nga presidenti më afatgjatë në post në Europë, Milo Gjukanoviç. Të premten (04.12) Mali i Zi përjeton ndërrimin e parë demokratik të qeverisë. Parlamenti në kryeqytetin, Podgoricë gjatë ditës voton qeverinë e re, tek e cila nuk është pjesë Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit, Milo Gjukanoviç. Gjukanoviç dhe partia Demokratike e Socialistëve e kanë dominuar Malin e Zi që nga fundi i sundimit të komunistëve dhe shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991. Më 30 gusht, në zgjedhjet parlamentare, opozita me një shumicë të vogël, me vetëm një vend në parlament, solli dështimin e parë të karrierës politike të Gjukanoviçit, i cili e shkëputi me referendum vendin prej 620.000 banorësh nga shteti i përbashkët, “Serbi dhe Mali i Zi”. Nën drejtimin e tij, Mali i Zi në vitin 2012 filloi negociatat e anëtarësimit me BE dhe u anëtarësua në NATO në vitin 2017. Gjukanoviçin e mundi një aleancë opozitare, që fillonte nga parti si Fronti Demokratik pro serb dhe vazhdonte deri tek partia URA, që luftoi për pavarësimin e Malit të Zi. Humbja e zgjedhjeve të Gjukanoviçit u parapri nga disa skandale. Kështu presidenti dhe partia e tij u akuzuan rregullisht për lidhje me krimin e organizuar, kësaj i shtohet korrupsioni i gjerë në vend dhe varfëria e madhe. Rolin qendror duhet ta ketë ruajtur kisha ortodokse serbe, pjesë e së cilës është shumica e popullsisë së Malit të Zi. Por përveç asaj ekziston edhe kisha tjetër, më e vogël, kisha ortodokse malazeze, e cila nuk njihet nga kishat e tjera ortodokse.

Top News- Athina i përgjigjet Shkupit: Çështja maqedonase e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 14:25
Top News – Kriza e ajrit të ndotur në Ballkan/ Kërcënon shëndetin dhe aspiratën për anëtarësim në BE
23/01 14:10
Top News- Lajçak takon Vuçiç për ngërçin me Kosovën, zbardhen porositë për Serbinë
22/01 13:18
Top News- Ballkani jo në agjendën e Trump/ ‘Mund të kthehet teza e shkëmbimit të territoreve’
21/01 11:03
Top News- Nacionalistët serb kërcënim për veriun/ Autoritetet: Po tentojnë tensionim të situatës
20/01 12:53
Top News – Digjet shtëpia e të moshuarve, 8 viktima/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm
20/01 11:11
Top News – Peter Sorensen zëvendëson Lajçak / I dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
19/01 13:00
Top News- Trazira në parlamentin boshnjak/ Dodik bllokon miratimin e dy ligjeve për integrimin
16/01 18:58
Top News – Pushteti i Vuçiç në pikëpyetje. Opozita refuzon ftesën për referendum konsultativ
15/01 21:20
Top News – Serbia bojkoton dialogun. Alibi qesharake për bisedimet për të zhdukurit e luftës
15/01 16:41
Top News- Vuçiç i kërkon referendum opozitës: E pamundur të qëndrojë në postin e presidentit
14/01 22:03
Top News – Moska në kontakt ‘me miqtë serbë’ / Lavrov i shqetësuar për kompaninë serbe të naftës NIS
14/01 13:42
Top Channel/ Studentët serbë shpërthejnë kundër qeverisë! Mijëra protestues në rrugët e Beogradit
13/01 22:30
Top Channel/ Serbia mikpritëse e takimit mes Trump dhe Putin? Dy udhëheqësit pritet të bisedojnë
13/01 22:24
Top News – ‘Jemi vendi më i përshtatshëm’. Serbia kërkon organizimin e takimit Trump-Putin
13/01 20:00
Top News – Acari mbërthen Greqinë. Autoritetet mbyllin shkollat, kufizime në rrugë
13/01 19:00
Top News – Millanoviç rizgjidhet president / Kroaci, nis mandatin e dytë, fiton bindshëm zgjedhjet
13/01 12:04
Top News- Polonia mesazh Kosovës/ ‘Raportet me Serbinë, kusht për integrimin në BE’
13/01 11:57
Top News- Kosova e Serbia ulen në tryezë. Takimi këtë javë, Lajçak: Në fokus të zhdukurit e luftës
13/01 11:38
Top News – Revolta në Serbi/ Mijëra studentë sfidojnë Vuçiç dhe…motin
13/01 09:20
DIGITALB DIGITALB - OFERTA