Top News – Nisin testimet e para për koronavirus në Aeroportin Heathrow të Londrës
20/10/2020 11:31

Pasagjerët që do të udhëtojnë nga Aeroporti Heathrow i Londrës drejt Hong Kongut dhe Italisë të martën, do të jenë të parët që kanë mundësinë e kryrjes së testit të shpejtë për koronavirus para nisjes. Ky test është thënë se do të kushtojë 80 funta, derisa rezultati i tij bëhet i ditur brenda 20 minutave. Qëllimi i kryerjes së këtij testi është që t’iu ndihmojë njerëzve të udhëtojnë në vendet ku kërkohet rezultat negativ i testit për këtë virus. Një numër në rritje i shteteve kanë klasifikuar Mbretërinë e Bashkuar si vend me “rrezik”, që nënkupton se udhëtarët nga ky vend përballen me më shumë kufizime. Autoritetet në Hong Kong tani u kërkojnë njerëzve që udhëtojnë nga Londra të prezantojnë testin për koronavirus, të kryer brenda 72 orëve. Testi i shpejtë me pështymë, që tani është i qasshëm në dy terminale në Heathrow të Londrës, njihet si testi Lamp. Ky test është më i shpejtë sesa ai PCR, meqë mostrat nuk duhet të dërgohen nëpër laboratorë. Collinson, kompania që qëndron mbrapa iniciativës për kryrje të këtij testi në Londër ka thënë për BBC-në se pasagjerët duhet të arrijnë në aeroport një orë më herët për ta kryer këtë test. Zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se kryerja e testimeve do të krijojë siguri për udhëtarët, të cilët gjatë udhëtimit më pas do të jenë të sigurt nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. “Kjo gjë fillon të bëjë udhëtimin më të lehtë sërish”, ka thënë ai.

Top Channel/ Apartamentet 20 milionë $,do strehohen më të pasurit e botës në rast katastrofe dhe…
24/01 22:34
Top News- SHBA dëbon imigrantët/ Për herë të parë në histori, largimet me avionë ushtarakë
24/01 22:29
Top Channel/ Hamasi liron edhe 4 pengje/ Publikon emrat e vajzave të ushtrisë izraelite
24/01 22:27
Top News- Italia ridërgon emigrantët drejt Gjadrit/ Riaktivizohet marrëveshja Rama-Meloni
24/01 22:19
Top News- Putin gati t’i jap fund luftës në Ukrainë: Trump, udhëheqës i mençur/ Reagon Kievi
24/01 21:25
Top Channel/ Tronditet Trump, urdhri që i rrëzoi gjykata në ditët e para si President
24/01 20:07
Top Channel/ Të lidhur me zinxhirë! Pamjet dramatike të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24/01 20:00
Top Channel/ Sulmi më i madh ukrainas për këtë vit, digjet rafineria ruse e naftës
24/01 19:59
Top Channel/ Shënohet viktima e parë, stuhia “Eowyn” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën
24/01 19:58
Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA