Masat e marra dhe detyrimet që dalin nga skema e re e faturimit të energjisë elektrike, ishin në qendër të takimit mes zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër I Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratorit të OSHEE dhe atij të OSSH. Gjatë fjalës së saj Balluku theksoi se çmimi I ri do të palikohet nga 1 shkurti, teksa shtoi se do të rritet numri I lexuesve të matësve si dhe do të vendosen matës inteligjent në të gjithë vendin.