Top News- Negociatat, reagon politika shqiptare/ PD e PS të ndara për vonesat drejt integrimit
16/07/2022 21:48

Pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i dha dritë jeshile popozimit frances, duke e votuar atë me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, të menjëhershme kanë qenë reagimet nga politika shqiptpare. Presidenti I republikës Ilir Meta teksa uuron shtetarët e Maqedonisë së Veriut për vendimin e marrë, vlerëson rolin e poolitikës shqiptare atje. Meta ndër të tjera ndalet edhe tek politika në Shqipëri. “Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, shprehet kreu I shtetit. I menjëhershëm ishte edhe reagimi I kryeministrit Rama, I cili shkruan se pengmarrja mori fund, teksa nuk lë pa thumbuar as edhe kundërshtarët në politikë. “U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t'i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare - pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman.”, shprehet Rama. Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha, I cili bën përgjegjëse qeverinë socialiste, që sipas tij u bë pengesë për 5 vite për çeljen e negociatave, para vetos bullgare. Për numrin një të selisë blu Shqipëria ka probleme të mëdha me standardet, kushtet dhe kriteret e BE. Ai thekson se Partia DEmokratike do të punojë çdo ditë për plotësimin e kushteve dhe hapjen e kapitujve drejt integrimit. Ndërkohë krahas Berishës, ka reguar edhe Enkelejd Alibeaj, I cili ka një qëndrim të njëjtë me atë të kryedemokratit Berisha, duke bërë përgjegjëse qeverinë për krimin por edhe atë që e konsideron si dështim në 9 vite në drejtim të integrimit.

Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me situatë tmerri
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA